FC Barcelona feston 120- vjetorin e krijimit
29 nëntori i vitit 1899 ishte data kur u krijua ekipi i futbollit, Barcelona që më pas do kishte suksese të jashtëzakonshme.
Që nga atëherë, Barcelona ka fituar 26 tituj të Spanjës, 30 Kupa të Mbretit, 13 Superkupa të Spanjës, 3 Copa Eva Duarte dhe 2 Copa de la Liga.
Në arenën evropiane ka fituar 5 herë Ligën e Kampionëve, 4 herë fitues të UEFA Cup Winners Cup, 5 her Superkupën Evropiane.
Gjithashtu ka fituar tri herë Kupën e Botës për klube, shkruan Indeksonline.
Barcelona tani është njëra ndër klubet më të forta në botë dhe ka në mesin e vet lojtarin më të mirë në rruzullin tokësor./Indeksonline/