75 Mall Live Search
12:59 / E Hënë, 26 Janar 2026 / S Z

S’i bën punë as shkëlqimi i Shaqës, Baseli e shkarkon trajnerin

FC Baseli 1893 ka vendosur të ndajë  rrugët me trajnerin kryesor, Ludovic Magnin.

As fitorja e djeshme e derbit ndaj Zurichut ku shkëlqeu Xherdan Shaqiri, nuk i ka bindur drejtuesit e Baselit për të vazhduar me Magnin.

“Klubi do të informojë sa më shpejt të jetë e mundur lidhur me zgjidhjen e përkohshme ose pasardhësin në këtë rol”, thuhet në njoftimin e Baselit./Indeksonline/