FC Dinamo zyrtarizon transferimin e mbrojtësit Mexhit Neziri
FC Dinamo Ferizaj ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit me përvojë, Mexhit Neziri, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin, e vlefshme deri në vitin 2028.
Neziri vjen te Dinamo Ferizaj pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në futbollin vendor dhe ndërkombëtar, ku ka qenë pjesë e klubeve të njohura si Shkëndija Tetovë, Dacia, Renova, Ventspils, Struga, Besa Dobri Dol dhe së fundmi FC Ferizaj.
Gjatë karrierës së tij ai ka fituar katër tituj kampioni të Superligës së Maqedonisë, me Shkëndijën në sezonet 2010/11 dhe 2020/21, si dhe me Strugën në sezonet 2022/23 dhe 2023/24. Gjithashtu, është fitues i Kupës së Maqedonisë me Shkëndijën në vitin 2011.
“Me afrimin e Mexhit Nezirit, FC Dinamo Ferizaj shton në radhët e veta një futbollist me përvojë, cilësi dhe mentalitet fitues, i cili pritet të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave sportive të klubit”, thuhet në njoftimin e klubit ..

