FC Drita me një super video për prezantimin e fanellave për sezonin e ardhshëm

Klubi i Dritës sot ka publikuar një video, ku ka prezantuar fanellat zyrtare për sezonin e ri.
Nën-kampionët e Kosovës si gjithmonë fanellat e para do t’i kenë me ngjyrë të kaltër, transmeton Indeksonline.
Prezantimin e fanellave të para e ka bërë transferimi më i ri i klubit, “10-shi” i skuadrës, Muharrem Jashari dhe mesfushori, Hamdi Namani.
Fanellat e dyta do të jenë me ngjyrë të bardhë, siç ishin edhe sezonin e shkuar. /Indeksonline/