14:50 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

FC Ferizaj ndan rrugët me mbrojtësin e majtë

Pesë muaj pas transferimit te Ferizaj, klubi i Ferizajit ka njoftuar për largimin e futbollistit Gentian Emini.

FC Ferizaj njofton se ndarja me mbrojtësin e majtë ka ardhur me marrëveshje të dyanshme.

“Faleminderit për kontributin Gentian Emini. FC Ferizaj njofton se me marrëveshje të dyanshme është bërë shkëputja e kontratës me mbrojtësin e majtë, Gentian Emini”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të klubit në Facebook.

Emini para epikës së Ferizajit ka qene pjesë e Ulpianës dhe Arbërisë. /IndeksOnline/