75 Mall Live Search
17:18 / E Martë, 29 Korrik 2025 / L A

FC Kosova me falëndërim për humanistin, Lulzim Maliçi

Ish-presidenti i FC Kosova, Lulzim Maliçi po vazhdon ta përkrah klubin e tij të zemrës. FC Kosova e ka falëndëruar Maliçin për mbështetjen e vazhdueshme financiare.

Luli siç njihet në opinion publik është një mbështetës i madh i të rinjve dhe iniciativave që kanë për qëllim ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare.

Veçanërisht, ai ka dhënë një kontribut të madh për vendlindjen e tij, Bujanocin dhe Luginën e Preshevës në përgjithësi.

“Kryesia e klubit FC Kosova, falënderon Lulzim Malicin, për përkrahjen financiare.

Maliçi me kompaninë e tij, janë ndër sponsorët e shumtë të klubin tonë, tash e disa vite.

FC Kosova, shtëpia e të gjithë shqiptarëve!