75 Mall Live Search
19:19 / E Premte, 10 Maj 2024 / Gj. Sh

FC Kosova Munchen arrin një fitore të madhe, betonon pozitën e dytë

Skuadra shqiptare në Gjermani, FC Kosova Munchen ka arritur një fitore të rëndësishme përballë TSV Munchen Solln me rezultat minimal 1:0.

Me këtë fitore, FC Kosova ka betonuar pozitën e dytë, e cila ia mundëson barazhin për t’u ngritur një lig me lartë në edicionin e ardhshëm.

Kur kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar, ekipi shqiptar ka 47 pikë 7 më shumë se përcjellësi më i afërt MTV Munchen.

Pas fitores, ekipi bashkë me stafin kanë festuar në mënyre tanimë të zakonshme fitoren.

Ndiqni pamjet: