75 Mall Live Search
19:44 / E Diele, 16 Korrik 2023 / C E

FC Malisheva ndihmohet nga mërgimtarët me 160 mijë euro

FC Malisheva ka marrë një ndihmë të madhe nga bashkatdhetarët para fillimit të sezonit të ri.

Skuadra është ndihmuar me 160 mijë euro.

Ky është njoftimi i klubit:

𝗠𝗘̈𝗥𝗚𝗜𝗠𝗧𝗔𝗥𝗘̂𝗧 𝗣𝗘̈𝗥𝗞𝗥𝗔𝗛𝗜𝗡 𝗙𝗖 𝗠𝗔𝗟𝗜𝗦𝗛𝗘𝗩𝗘̈𝗡 𝗠𝗘 𝟭𝟲𝟬.𝟬𝟬𝟬.𝟬𝟬 𝗘𝗨𝗥𝗢

Derisa fillimi i sezonit të ri po afron, bashkë me të edhe një mundësi e re për të realizuar qëllime, sfida dhe ndryshime të reja. Sot presidenti i klubit Driton Morina takoi disa mërgimtarë të cilët vullnetarisht shprehën dëshirë që të ndihmojnë FC Malishevën me 160.000.00 euro. 

Presidenti legjendar i klubit 𝗔𝗳𝗿𝗶𝗺 𝗕𝘆𝘁𝘆ç𝗶 i cili nuk u ndal asnjëherë së përkrahuri klubin, vazhdon me promovimin e klubit në Diasporë duke siguruar përkrahje të paçmueshme.

Klubi falënderon përzemërsisht: Ish-presidentin Afrim Bytyçi dhe miqtë e tij

𝗕𝗮𝗵𝗿𝗶 𝗧𝗮𝗵𝗶𝗿𝗶

𝗠𝘂𝗵𝗮𝗺𝗲𝘁 𝗕𝘆𝘁𝘆ç𝗶

𝗦𝗵𝗽𝗲𝗷𝘁𝗶𝗺 𝗦𝗵𝗮𝗹𝗮

 FC Malisheva inkurajon edhe futbolldashës tjerë që të përkrahin FC Malishevën me qëllim të avancimit të futbollit dhe gjithpërfshirjes në këtë sport. Kontributi juaj ka peshë të madhe për promovimin e klubit dhe futbollit.

Angazhimi do jetë i yni, mirëpo çdo meritë dhe lëvdatë u dedikohet donatorëve tanë.

Faleminderit mërgimtarë që jeni të pakursyer!!!