FC Prishtina del me një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes kundër Dritës

Prishtina dhe Drita do të përballen sonte në kuadër të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Ndeshja ishte paraparë të luhej për javën e tretë, por që ishte shtyer për shkak të ndeshjeve të Ballkanit në Conference League, shkruan IndeksOnline.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” më fillim nga ora 19:00.
Pak orë para fillimit të ndeshjes, FC Prishtina ka njoftuar tifozët për gjërat që janë ndaluara gjatë kontrollit për të hyrë në stadium.
”𝑵𝒆̈ 𝒌𝒐𝒏𝒕𝒓𝒐𝒍𝒍𝒊𝒏 𝒆 𝒑𝒂𝒓𝒆̈ 𝒏𝒅𝒂𝒍𝒐𝒉𝒆𝒏:– shishet e qelqit pavarësisht madhësisë– shishet e plastikes pavarësisht madhësisë– pije alkoolike apo substanca narkotike– ushqim– ombrellat (çadrat)– çantat e shpinës– mbushësit e telefonave – armë zjarri dhe çfarëdo arme apo mjet i rrezikshëm.𝑵𝒆̈ 𝒌𝒐𝒏𝒕𝒓𝒐𝒍𝒍𝒊𝒏 𝒆 𝒅𝒚𝒕𝒆̈ 𝒏𝒆̈ 𝒉𝒚𝒓𝒋𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒔𝒕𝒂𝒅𝒊𝒖𝒎𝒊𝒕 𝒏𝒅𝒂𝒍𝒐𝒉𝒆𝒏:– shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, bëhet kontrolli i tupanëve dhe flamujve.– Ndalohen armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra tjera që nuk janë të lejuara: shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera të ngurta.– Ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/