21:15 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

FC Prishtina fiton edhe këtë vit turneun e futsallit, “Adem Jashari”

Skuadra e Prishtinës në futsall fiton për herë të dytë turneun “Adem Jashari”.

Prishtina e ka mposhtur në këtë turne, Prishtina 01 me rezultatin final në 1:0, shkruan IndeksOnline

Ndeshja finale u përshkua me lojë shumë të fortë dhe rivalitet të skajshëm, e ku fituesin e përcaktoi goli i shënuar nga Jeton Rukovci në minutën e 14-të.

Në pjesën e parë FC Prishtina pati mundësi për ta dyfishuar epërsinë, por gjuajtjen e Leonardo Monteiros e priti portieri Cristiano Da Silva. Në pjesën e dytë lojtarët e Prishtinës 01 bën trysni të vazhdueshme drejt portës rivale në përpjekje për të barazuar shifrat, por hasën në mbrojtje shumë të organizuar të FC Prishtinës dhe kësisoj ndeshja u mbyll 1:0.