75 Mall Live Search
22:41 / E Shtunë, 09 Mars 2024 / G T

FC Prishtina Futsal në zi, ndërron jetë trajneri pas një sulmi kardiak

Skuadra e Prishtinës në futsal sot ka marrë një lajm jo të mirë, pasi trajneri i tyre, Shpëtim Beqiri ka ndërruar jetë.

Siç shkruhet në njofitmin e klubit, Beqiri ndërroi jetë pas një sulmi në zemër, shkruan Indeksonline

“Ju njoftojmë se pas një sulmi kardiak  ka ndërruar jetë menagxheri dhe anëtari i bordit të klubit, Shpëtim Beqiri. Lajmin e morëm me trishtim duke kujtuar punën dhe zellin e madh të Beqirit në klubin tonë”, shkruhet në postimin e klubit nga kryeqyteti

Kujtojmë që përveç se ishte trajneri kryesor, Beqiri ishte edhe pjesë e bordit te skuadra nga kryeqyteti./Indeksonline/