75 Mall Live Search
18:37 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

FC Prishtina habit të gjithë me statistikat përballë Dukagjinit

Prishtina nesër pret Dukagjinin e Klinës si vendas në ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 19:00.

Në këtë duel Prishtina konsiderohet super-favorit, por në statistika, ndryshe janë punët.

‘Bardhëekaltërit’ në faqen zyrtare kanë publikuar statistikat ndaj Dukagjinit, për të cilat i luajnë si të pabesueshme.

“Nëse ka statistika të barabarta ndonjë skuadër kundër Prishtinës, është Dukagjini i Klinës. E pabesueshme, por e vërtet!”.

“Dy skuadrat pas luftës kanë zhvilluar vetëm 6 ndeshje dhe dy skuadrat kanë nga 1 fitore e 4 barazime. Goldallimi është i barabartë, 3:3. Dukagjini ka fituar 2:0 në vitin e largët 2002, ndërsa Prishtina iu revanshua në vjeshtë të këtij edicioni me po 2:0. Nga 4 barazimet vetëm 1 herë është luajtur 1:1 (Klinë, 2002) dhe 3 herë ndeshja është mbyllur pa gola, më 2003 në Prishtinë, 2001 në Klinë dhe në vjeshtën e këtij edicioni në Klinë.”, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës.