75 Mall Live Search
19:20 / E Martë, 12 Korrik 2022 / Gj. Sh

FC Prishtina mban Kuvendin, ky është bordi i ri

Klubi futbollistik, FC Prishtina e ka mbajtur një kuvend zgjedhor, por pa dhënë rezultate të mëdha.

Në këtë kuvend është emëruar një bord i ri i përkohshëm, deri në mbajtjen e kuvendit të ri, pas një muaji, shkruan Gazeta Express.

Nga kuvendi i mbajtur sot është zgjedhur një bord i përkohshëm.

Anëtar të bordit janë zgjedhur Remzi Ejupi, Sinan Vllasaliu, Ismet Begolli, Rrahman Haradini dhe Hakif Gashi.

Në këtë kuvend nuk është vendosur për presidentin e ri e as për aksionet e klubit.

Kjo pritet të ndodhë në kuvendin zgjedhor të pas një muaji. /Gazeta Express/