FC Prishtina transferon një ish-lojtar të Portos

Skuadra e Superligës së Kosovës, Prishtina FC ka zyrtarizuar një lojtar të ri në afatin kalimtar të verës.
Luis Mota, është përforcimi më i ri i klubit kryeqytetas, shkruan Indeksonline
Mota është sulmues portugez, 21 vjeçar me përvojë në strukturat e klubit FC Porto (B), dhe sjell cilësi teknike, shpejtësi si dhe instinkt goli që pritet ta ndihmoj skuadrën tonë në fazën ofensive. Mota poashtu ka qenë pjesë e skuadrës së Beleneses.
“Jam shumë i lumtur për këtë transferim dhe mundësinë që ta përfaqësoj një klub të madh si Prishtina, faleminderoj udhëheqësin e klubit për besimin që ma kanë dhenë dhe jamë i bindur që së bashku do të arrijmë suksese”, ishin fjalët e para të lojtarit
/Indeksonline/