21:53 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

FC Prishtina triumfon në turneun “Adem Jashari” | Rukovci: Fituam trofeun e madh!

Sot skuadra e FC Prishtinës në futsall e ka mposhtur rivalin e tyre, Prishtina 01 në turneun, “Adem Jashari”.

Golin e fitores në këtë turne e realizoi, kapiteni i FC Prishtinës, Jeton Rukovci, shkruan IndeksOnline

Ky takim u mbyll në 1:0 dhe ishte hera e dytë që Prishtina e fiton këtë turne.

Pas ndeshjes foli edhe kapiteni, Rukovci i cili u shpreh i lumtur me angazhimin e lojtareve, ai gjithashtu tha se u angazhuan në këtë takim pasi dihet vlera e këtij turneu.

“Ishte ndeshje shumë e fortë dhe e luftuar nga të dyja ekipet. Ne çdo derbi vendosin detajet e vogla dhe mendoj qe i’u qasëm ndeshjes mirë edhe me seriozitet të larë. Ndjenja kur shënon dhe posaçërisht golin vendimtar është gjithmonë e veçantë”, tha fillimisht Rukovci.

“Gjithashtu ishte edhe një test i mirë para fillimit të kampionatit. I uroj djemtë për angazhimin e madh dhe për fitimin e këtij trofeu te madh për faktin që organizohet në nder të Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij të cilët u flijuan për lirinë tonë. S’kishte arsye mos të kishim motiv e ta japnim maksimumin”, tha ai.