75 Mall Live Search
14:38 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / G T

FC Prishtina zyrtarizon futbollistin malazez

Skuadra e Prishtinës ka bërë transferimin e radhës në afatin kalimtar të verës.

Klubi i Superligës, përmes rrjeteve sociale – ka bërë të ditur transferimin e Djordje Saletic, shkruan Indeksonline

23-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Sutjeska Niksic.

Kurse më parë luajti në Iskra dhe Drezga.

Vlera e futbollistit është plotë 325 mijë euro sipas sajtit “Transfermarkt”, por Prishtina e mori me parametra zero./Indeksonline/