FC Prishtina zyrtarizon një futbollist që luan në Gjermani

Lideri i Superligës, Prishtina ka zyrtarizuar blerjen e tyre të sezonit.
Bëhet fjalë për futbollistin Elton Krasniqi, i cili erdhi si përforcim nga Gjermania.
Krasniqi ka qenë pjesë e Stuttgartit, ku ka luajtur për ekipin U19 dhe skuadrën e dytë të klubit. Më herët, ai ka qenë edhe pjesë e gjeneratave të reja të Hannoverit.
Në arenën ndërkombëtare, Eltoni ka përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës në grupmoshat U15, U17 dhe U19.
“Jam i lumtur qe jam pjese e nje klubi te madhe siq eshte Prishtina shpresoj qe do te jete nje vit i mbare dhe do ta jep maksimumin per objektivat tona. Menxi pres te luaj para tifozeve tane Plisat”, u shpreh Krasniqi./IndeksOnline/