75 Mall Live Search
20:41 / E Enjte, 26 Shtator 2024 / Gj. Sh

FC Suhareka me “vip” trajtim për lojtarët, ne hotele luksoze para ndeshjeve si mysafire

Të premten zhvillohet ndeshja kryesore e javës së shtatë në Superligën e Kosovës, mes Llapi dhe Suharekës.

Skuadra nga Podujeva ka grumbulluar 10 pikë në gjashtë ndeshje dhe do të mundohet të ia shkaktoj humbjen e parë FC Suharekës, e cila është lidere e tabelës me 13 pikë, shkruan IndeksOnline.

Tashmë jemi mësuar të shohim se Suhareka e ka bërë praktikë që para ndeshjeve si mysafire të flej një natë në qytetet përkatëse, që futbollistët të jenë më të pushueshem.

Edhe para këtij derbi, verdhezinjët kanë udhëtuar drejt Podujevës, ku janë akomoduar në hotelin luksoz, Iliria Hill Resort.

Ndeshja Llapi-Suhareka zhvillohet të premten në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, më fillim nga ora 15:00./IndeksOnline/