75 Mall Live Search
16:28 / E Premte, 23 Qershor 2023 / Gj. Sh

FC Suhareka nis përgatitjet, nënshkruan me trajnerin Granit Begolli

Klubi më i ri në Kosovë, FC Suhareka, ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Skuadra suharekase ditën e sotme ka nënshkruar me trajnerin e njohur kosovar, Granit Begollin, shkruan IndeksOnline.

Begolli sezonin e fundit ishte trajner i skuadrës Feronikeli 74, ku arriti ta inkuadrojë në Superligën e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar simpatizues ju njoftojmë që kryetrajneri i ri skuadrës tonë do të jetë , GRANIT BEGOLLI , timonieri kampion që me sukseset e tijë është shquar vitet e fundit në futbollin Kosovar ka arritur marrëveshje duke i besuar projektit tonë drejt inkuadrimit në superligën e Kosovës.

Begolli si futbollist me bagazh të madh por edhe si trajner duke drejtuar skuadra si ; KF Vëllaznimi , KF Liria dhe së fundmi kampion me KF Feronikeli’74 duke i inkuadruar në elitën e futbollit të Kosovës , një puntor i jashtzakonshëm me disiplinë të shquar dhe një drejtues teknik i fuqishëm.

Ditëve në vijim do kompletohet edhe i gjithë staffi punues që së bashku me Granitin do fillojnë punën me një skuadër të kompletuar , prezantimi i tijë nën emblemën e FC SUHAREKA do bëhet ditëve në vijim./IndeksOnline/