75 Mall Live Search
20:59 / E Diele, 11 Prill 2021 / A. A

FC Vitia akuzon FFK-në: Duan t’i largojnë donatorët e futbollit

Vitia u mposht 1-2 nga Flamurtarin në ndeshjen kryesore të kësaj xhiroje në Ligën e Parë, Grupi B.

Kryesia e Vitisë ka reaguar pas disfatës duke akuzuar Federatën e Futbollit për referim tendencioz.

Sipas tyre, grupe të organizuara brenda FFK-së funksionojnë për interesa dhe përfitime personale dhe duan të largojnë donatorët nga futbolli kosovar.

Ky është njoftimi i plotë i FC Vitisë që u publikua në faqen zyrtare në Facebook.

“Kerkojm nga instucionet ma te larta te FFK-es, Uefa ,qe te rritet niveli i referimit , sot ne ndeshje qe u zhvillua ne mes Vitis-Flamurtari ishte nje referim skandaloz dhe me shum tendeca per te favorizuar kundershtarin , ne si klub nuk kemi zgjidhje se qka te bojm a te luajm futboll apo te mirrmi me ndarjen e drejtesis duke vendosur vete drejtesi ,grupe te organizuar mbrenda FFK -es funksionojn ala vetem per perfitime personale dhe te grupit , ne si klub mbami nga donator i vetem qe eshte Florent Emini, por si po shifet personat e caktuar mbrenda instucionit te futbollit dojn ti largojn donatort dhe te funksionoj grupi i FFk-es duke shkatrruar investimet e personav qe me shum veshtersi mbajn klubin per nje rini te qyteti te Vitis , por durimit i ka ardhur fundi kemi reagur disa her per referime por ase kush ska marrur masa.

Kerkojm nga FFK posaqerisht krytari Agim Ademi ,Uefa, Prokuria e Shtetit qe te hetojn keta persona qe po e shkatrrojn rinin ton , futbollin dhe donatort.

Fc Vitia”