75 Mall Live Search
21:04 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / Gj Sh

FC Vushrria zgjedh kryesin e re, Rrahman Rama bëhet kryetar

Klubi Futbollistik Vushttria, sot ka mbajtur mbledhjen e Kuvendit, ku ka zgjedhur kryesin e re.

Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama është emëruar kryetar i ri i Vushtrrisë, shkruan IndeksOnline.

Përfaqësues i klubit do të jetë Fazli Muharremi, derisa Anëtarë të Bordit janë emëruar; Sh. Mikullovci, Besar Zahiti dhe Rrahman Rama.

Njoftimi i plotë:

Sot, më datë 17 shtator 2025, është mbajtur Kuvendi i Klubit të Futbollit FC Vushtrria, ku pas punimeve të rregullta është zgjedhur kryesia e re e klubit.

Pas votimit, struktura drejtuese e FC Vushtrria është si vijon:

Kryetar: Z.Rrahman Rama

Përfaqësues i klubit: Z.Fazli Muharremi

Anëtarë të Bordit:

-Z.Sh. Mikullovci

-Z.Besar Zahiti

-Z.Rrahman Rama

FC Vushtrria shpreh mirënjohje për të gjithë kontribuesit dhe mbështetësit ndër vite, si dhe u uron suksese kryetarit dhe anëtarëve të rinj të kryesisë në realizimin e objektivave të klubit dhe avancimin e futbollit në qytetin tonë.