10:54 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

FC Vushtrria dënohet për thirrje raciste

Klubi i Vushtrrisë është dënuar dy ndeshje pa prezencën e shikuesëve, kjo për arsye që ka pasur thirrje raciste të tifozëve të Vushtrrisë.

Po ashtu në ndeshjen Vushtrria-Gjilani ishin hedhur edhe gjësende në fushe kurse referi i katërt është goditur me shkrep, ku e ka marrë lëndime trupore.

Pas këtyre incidenteve referi kishte kërkuar që të largohen tifozët e tribunës perëndimore mirëpo shikuesit prap kishin hyrë në stadium.

Andaj skuadra e Vushtrrisë tani detyrohet që ndeshjet kundër Ferizajit dhe Ballkanit t’i luaj pa praninë e tifozëve./Indeksonline/.