16:29 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

FC Zurich e shfaq shikimin e ‘egër’ të Kolollit

Skuadra zvicerane FC Zurich, ka postuar një fotografi nga stërvitja në të cilën shihet futbollisti kosovar, Benjamin Kololli.

Në këtë fotografi shihet vetëm shikimi ‘i fokusuar’ i Kolollit ndërsa klubi e ka bërë “TAG” futbollistin në foto dhe ka shkruar “Në kërkim të së shtunës, 2 ditë deri në ndeshjen në shtëpi kundër Lucerne”.

Futbollisti kosovar iu bashkua skuadrës së Zurich në vitin 2018 pasi u transferua nga Lausanne, kurse çmimi i tij aktual në treg sipas transfermarkt është 2 milionë euro./Indeksonline/.