FDA: Botox i falsifikuar po shitet online dhe shkakton rrezik për shëndetin
Autoriteti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka paralajmëruar 18 faqe interneti që po shisnin Botox të falsifikuar pasi ka pasur raporte për njerëz të lënduar, përfshirë raste të rënda të botulizmit.
Botox përdoret për trajtimin e rrudhave, migrenës dhe spazmave muskulore, por produktet e falsifikuara që nuk kontrollohen nga mjekët mund të jenë shumë të rrezikshme, shkruan MedicalXpress transmeton
Gazeta Shneta.
Simptomat përfshijnë dobësi muskulore, vështirësi në frymëmarrje dhe gëlltitje, probleme me të folurin dhe rënie të kapakëve të syve.
FDA këshillon qytetarët të blejnë vetëm produkte të aprovuara dhe të injektohen nga profesionistë të licencuar për të shmangur rreziqet serioze shëndetësore.
Ky paralajmërim vjen si masë mbrojtëse për shëndetin publik dhe për të parandaluar përdorimin e produkteve të pasigurta./

