Feder s’njeh pengesa, ndërkohë Sharapova eliminon kampionen
Tenisti zviceran Roger Federer marshin në raundin e katërt të grand slam të Australian Open, pas fitores 3-0 (6-2, 7-5, 6-2) ndaj amerikanit Taylor Fritz, ndeshje e dominuar dhe fituar pa shumë probleme nga numri 3 në botë. Vetëm seti i dytë dhuroi disi rivalitet, por shpejt zvicerani tregoi se është më superior në fushë se rivali amerikan dhe falë përvojës e një loje agresive në shërbim avancon më tej.
Ciao for now, @rogerfederer ?. See you tomorrow. ?#AusOpen pic.twitter.com/Y0WVvYT8ku
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 18, 2019
Në raundin e katërt të grand slam që po zhvillohet në Melburn avancon edhe tenisti çek Tomas Berdych, që mundi 3-1 (5-7, 6-3, 7-5, 6-4) me përmbysje argjentinasin Diego Schwartzman. Nuk zhgënjen as tenisti grek Stefons Tsitsipas, që mundi 3-1 gjoergjianin Nikoloz Basilashvili, ndërsa bullgari Grigor Dimitrov, numri 8 në botë, eliminoi italianin Thomas Fabbiano, pas fitores 3-0.
Great match, Caro.
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 18, 2019
Already looking forward to seeing you in 2020 ✊#AusOpen pic.twitter.com/ZrLGvfyfv7
Te femrat, vëmendja u përqendrua te sfida mes Maria Sharapova e Caroline Wozniacki, me rusen që fitoi 2-1 dhe avancon në raundin e katërt. Dy teniste që nuk e pëlqejnë shumë njëra-tjetrën, megjithatë në fushë dominoi e fitoi me meritë tenistja ruse (6-4, 4-6, 6-3 rezultati i seteve). Më tej avancon edhe tenistja amerikane Sloane Stephens, që mundi 2-0 (7-6, 7-6) kroaten Metra Martic.
Straight sets but not straightforward.@SloaneStephens survives a gruelling match with Petra Martic, def. the Croatian 7-6(6) 7-6(5).#AusOpen pic.twitter.com/brkPuQwiOg
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 18, 2019
Për në raundin e katërt kanë prerë nga një biletë edhe tenistja amerikane Amanda Anisimova (2-0 ndaj bjelloruses Ayna Sabalenka) si dhe ajo australiane Ashleight Barty (2-0 ndaj grekes Maria Sakkari).