Federata Angleze me akuzë zyrtare për Cavanin

Edinson Cavani është akuzuar zyrtarisht nga FA (Fedarata angleze) për sjellje raciste për një term të përdorur në profilin e tij në Instagram.
Uruguajani, tashmë lojtar i Manchester Unitedit, shkroi “gracias negrito!”, në përgjigjen që i dha një fansi në një histori në Instagram dhe pastaj e fshiu shpejt komentin.
Federata, javët e fundit ka kryer hetimet e veta mbi rastin dhe më pas ngriti zyrtarisht akuzën.
Cavani, tani do të ketë kohë deri në 4 janar për të paraqitur mbrojtjen e tij para organeve të Federatës…
Lojtari, i mbështetur nga klubi i tij, siguroi se ishte një term dashamirës dhe se në Amerikën e Jugut nuk ka një kuptim negativ.
“Jam plotësisht kundër racizmit dhe e fshiva postimin shumë shpejt, sapo m’u shpjegua mund të interpretohet ndryshe. Unë sinqerisht kërkoj falje për këtë,” – tha Cavani në një deklaratë.
Por FA-ja ka komunikuar se lojtari akuzohet se ka shkelur një rregullore që ndalon çdo “sjellje të papërshtatshme” në rrjetet sociale, me rrethanën rënduese që i referohet “ngjyrës dhe, ose racës dhe, ose etnisë së një personi tjetër.