75 Mall Live Search
20:43 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Federata Angleze njofton se ka ende bileta në shitje për ndeshjen me Kosovën

Federata e Futbollit të Anglisë përmes një njoftimi të fundit ka bërë të ditur që ende ka bileta në shitje për ndeshjen Angli U21 – Kosovë U21.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin KCOM në Hull City më 9 shtator.

Për Anglinë kjo do të jetë ndeshja e parë në kualifikime për kampionatin evropian 2021, ndërsa Kosova ka zhvilluar dy ndeshje dhe ka dy fitore ndaj Andorrës 4-0 dhe ndaj Turqisë 3-1. /Indeksonline/