09:58 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Federata Botërore e xhudos me artikull special, për Kosovën

Ishte një mbrëmje për të festuar sportin. Ishte një mbrëmje çmimesh. Ishte gala mbrëmje për laueratët e vitit 2019 në Kosovë dhe xhudoja ishte në qendër të vëmendjes.

Kështu e nis artikullin Federata Botërore e Xhudos për mbrëmjen e laureatëve të vitit që u mbajt mbrëmë.

Majlinda Kelmendi nga vajzat dhe Akil Gjakova nga djemtë u shpallën sportistët e vitit 2019 në mbrëmjen gala të zhvilluar mbrëmë, shkruan Indeksonline.

Në lidhje me këtë rast ka shkruar edhe Federata Botërore e Xhudos në webfaqen e tyre.

Ata e titulluan artikullin: Xhudo, krenaria e një kombi.

Artikullin mund ta lexoni këtu.