75 Mall Live Search
22:21 / E Enjte, 22 Janar 2026 / Gj Sh

Federata Braziliane i ofron kontratë të re Carlo Ancelottit

Federata Braziliane e Futbollit i ka paraqitur një ofertë zyrtare për rinovimin e kontratës trajnerit Carlo Ancelotti.

Kontrata e re do ta mbante i teknikun talianin në krye të ”Seleçao”, deri në qershor të vitit 2030, përfshirë edhe Kupën e Botës së ardhshme, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve nga gazeta braziliane, ”Globo”, propozimi tashmë ndodhet në tavolinë dhe palët janë shumë pranë një marrëveshjeje përfundimtare, e cila mund të vuloset në ditët në vijim.

Anëtarët e bordit drejtues të Brazilit janë shprehur tepër të kënaqur me ndikimin e Ancelottit te kombëtarja, si në aspektin sportiv ashtu edhe në menaxhimin e grupit.

CBF e sheh vazhdimësinë me trajnerin italian si një hap kyç drejt stabilitetit dhe suksesit afatgjatë, me objektiv kryesor triumfin në Botërorin e ardhshëm.

Dokumentacioni përkatës pritet të përmbyllet së shpejti, duke e afruar edhe më shumë zyrtarizimin e rinovimit./IndeksOnline/