75 Mall Live Search
12:26 / E Diele, 20 Prill 2025 / L A

Federata braziliane insiston për Ancelottin, synon të marrë atë para Botërorit të Klubeve

Carlo Ancelotti me gjasë do të largohet në fund të sezonit nga Real Madridi.

Eliminimi në Ligën e Kampionëve nga Arsenali, ka bërë drejtuesit që të mendojnë rreth mundësisë së largimit të italianit nga stoli i “Los Blancos”.

Me stolin e Realit po lidhet gjithnjë e më shumë emri i Xabi Alonsos, i cili ka impresionuar me Bayer Leverkusenin.

Italiani mund të marrë rolin e selektorit të Brazilit, me drejtuesit e Federatës Braziliane që po insistojnë ta kenë atë para Botërorit të Klubeve që pritet të zhvillohet këtë verë në SHBA.

Nuk është çudi interesimi për Ancelottin të marrë drejtimin e “Seleçaos”, pasi që kishte pasur kontakte në dy vitet e fundit, por pa sukses.

Brazili aktualisht është pa trajner që nga shkarkimi i Dorival Junior, në muajin mars./IndeksOnline/