75 Mall Live Search
18:07 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Federata e Anglisë reagon ndaj kërkesës së tifozëve për të ardhur në Kosovë

Federata e Futbollit të Anglisë ka bërë të ditur që 3,129 persona janë regjistruar në listën e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli që zhvillohet muajin e ardhshëm.

Megjithatë, sipas njoftimit zyrtar në faqen e FFA-së, ende nuk dihet çmimi dhe numri i biletave që u takojnë tifozëve anglezë, transmeton Indeksonline.

“Edhe pse po vazhdojmë negociatat me Federatën e Futbollit të Kosovës, ne ende nuk e dimë numrin definitiv të biletave që na takojnë apo çmimin e tyre” shkruhet në njoftimin zyrtar.

Sipas burimeve të Indeksonline, Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë afro 2500 bileta për tifozët e Anglisë.

 /Indeksonline/