Federata e ‘Body Buildingut’ të Kosovës pjesëmarrës në Kampionatin Botëror, synon sukses të madh
Kampionati botëror i ‘Body Buildingut’ po mbahet në Fjuairah të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Atje po merr pjesë edhe Federata e Kosovës ku po synon suksesin e madh, shkruan Indeksonline.
Ambasadori i Kosovës në EBA, Avni Arifi ka pritur në takim Federatën e ‘Body Buildingut’ .
Arifi përmes një postimi në Facebook ju ka uruar sukses atyre.
“Në Fujairah të Emirateve po mbahet Kampionati Botëror në “Body Building”. Ishte kënaqësi të jem në mesin e përfaqësuesve të Kosovës dhe Federatës së saj të cilët ndonëse në kushte të vështira synojnë suksesin e nivelit global. Suksese dhe punë të mbarë.”, ka shkruar ai./Indeksonline/
