75 Mall Live Search
17:17 / E Premte, 30 Tetor 2020 / Blerim

Federata e Futbollit e Maqedonisë ndalon aktivitetin sportiv për një kohë, shkaku i Covid-19

Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë informon se për shkak të ndryshimeve të Protokollit për masat për mbrojtje nga COVID-19 do të shtyjë xhiron e 11-të në futboll.

Me futjen në fuqi të Protokollit të Përgjithshëm për organizimin e ndeshjeve, takimet e xhiros së 11-të të Ligës së Parë dhe ato të xhiros së 10-të të Ligave të Dyta që duhej të luhen më 31.10.2020 (e shtunë) dhe 01.11.2020 (e dielë) shtyhen dhe të njëjtat do të luhen në termin të ri, shkruan IndeksOnline

Më 07.11.2020 (e shtunë) luhen ndeshjet e xhiros së 11-të të Ligës së Parë, ndërsa më 08.11.2020 (e dielë) takimet e xhiros së 10-të në Ligat e Dyta Lindje dhe Perëndim.