17:39 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Federata e Futbollit të Çekisë njofton se Kosovës ia ka ndarë më shumë se 627 bileta

Ndeshja kualifikuese për Euro 2020, Çeki – Kosovë pritet të jetë vendimtare për fatin tonë. Presidentin i Federatës së Futbollit të Çekisë, Martin Malik e ka cilësuar këtë duel si të rrezikshmërisë së lartë.

Javë më parë zyrtarët e Federatës kishin bërë të ditur që për tifozët e Kosovës janë ndarë vetëm 627 bileta, të cilët mund të blihen në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Por në faqen zyrtare të FFÇ-së, shkruan se edhe 300 bileta tjera të Kategorisë së Parë do tu takojnë kosovarëve, shkruan Indeksonline.

Stadiumi Doosan Arena në Plzen, ka kapacitet prej 12,500 ulëse. Pra për kosovarët përfundimisht janë ndarë 927 vende. /Indeksonline/