18:24 / E Martë, 24 Gusht 2021 / OSH

Federata e Gjeorgjisë vjen me njoftim të rëndësishëm për ndeshjen me Kosovën

Në fillim të shtatorit, kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë 3 ndeshje kualifikuese për kampionatin botëror ‘Katari 2022’.

Sfida e parë do të zhvillohet ndaj Gjeorgjisë në qytetin Batumi më 2 shtator, transmeton Indeksonline.

Federata e Futbollit të Gjeorgjisë ka njoftuar se ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve.

Kjo për shkak të gjendjes jo të mirë me koronavirus në Gjeorgji.

/Indeksonline/