75 Mall Live Search
14:59 / E Premte, 15 Korrik 2022 / B O

Federata e Greqisë dënohet rëndë nga UEFA për ndeshjen ndaj Kosovës

Federata e Futbollit e Greqisë është dënuar në total me 31 mijë e 750 euro për dështimin në disa pika në ndeshjen ndaj Kosovës.

Vendimet janë marrë nga Komisioni Displinor i UEFA-s.

Vendim:

  • Federata e Greqisë dënohet me 7,750 euro dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme, për hedhje të objekteve
  • Federata e Greqisë dënohet me 6,000 euro për fishekzjarre
  • Federata e Greqisë dënohet me 8,000 euro për përdorim të laserëve
  • Federata e Greqisë dënohet me 10,000 euro për hyrje në fushë të lojës