75 Mall Live Search
17:23 / E Premte, 14 Prill 2023 / Gj. Sh

Federata e Hendbollit të Kosovës shënon ngritje në EHF

Federata e Henbollit të Kosovës ka shënuar një ngritje fantastike në garat evropiane.

Federata e hendbollit të Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se EHF-ja sot ka publikoi vazot për shortin e kualifikimeve për Evropian, ku Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat), janë vazon e tretë, për herë të parë në histori, shkruan IndeksOnline.

Prapa në ranglistë kemi lënë Kombëtaren e Izraelit, Finlandës, Luksemburgut, Bosnjë-Hercegovinës, Letonisë, Azerbajxhanit e Bullgarisë.

”Konfirmohet rritja e madhe, për herë të parë jemi në vazon e tretë

Rritja e madhe e Kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat) është konfirmuar të premten kur EHF-ja publikoi vazot për shortin e kualifikimeve për Evropian.

Për herë të parë në histori Kombëtarja jonë është në vazon e tretë në fazën kryesore të kualifikimeve.Prapa në ranglistë kemi lënë Kombëtaren e Izraelit, Finlandës, Luksemburgut, Bosnjë-Hercegovinës, Letonisë, Azerbajxhanit e Bullgarisë.

Do të formohen tetë grupe kualifikuese, njëra prej tyre me tri ekipe kombëtare. Dy të parët në secilin grup kualifikohen në Evropian, ndërsa biletën e sigurojnë edhe katër prej tetë kombëtareve më të mira të pozitës së tretë. Rezultatet me Kombëtaren e katërt në grup nuk do të merren për bazë kur të formohet tabela e Kombëtareve më të mira të pozitës së tretë.

Përmes vendit të tretë do ta synojmë Evropianin e ardhshëm, ndërsa shumë do të varet nga shorti që tërhiqet më 20 prill në Zuerich.

Ndeshjet e para kualifikuese luhen më 11/12 tetor të këtij viti, ndërsa të fundit më 7 prill të vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës./IndeksOnline/