Federata e Karatesë së Kosovës për herë të parë me refera të klasit botëror
Federata e Karatesë së Kosovës që nga sot ka edhe dy refera të licencuar nga Federata Botërore e Karatesë, transmeton Indeksonline.
Ardian Muhadri dhe Besim Ilazi janë dy referat e parë nga Kosova që janë licencuar.
Tash e tutje ata mund të referojnë ndeshje ndërkombëtare dhe të jenë pjesë kompeticioneve botërore./Indeksonline/