Federata e Serbisë kërkon që ndeshja me Shqipërinë të mos luhet në Beograd, shkak siguria

Serbia do të përballet me kombëtaren e Shqipërisë, me 11 tetor, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Ndeshja është paraparë të zhvillohet në stadiumin ”Rajko Mitiq” në Beograd, por raportohet se nga Federata serbe e futbollit kanë kërkuar nga UEFA që të ndryshohet lokacione, për shkaqe sigurie, shkruan IndeksOnline.
“Po punojmë intensivisht për të marrë miratimin për ndryshimin e vendndodhjes për atë ndeshje, Leskovc është një mjedis ku kombëtarja është përgatitur gjithmonë në qetësi, ku është pritur me mbështetje të pakursyer në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe ku ka regjistruar disa rezultate shumë të rëndësishme pozitive. Besoj se në periudhën e ardhshme do të luajmë në Leskovc”, ka deklaruar Radujko./IndeksOnline/