75 Mall Live Search
17:04 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Federata e Shëndetësisë: Ka arritur kulmi i pakënaqësisë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka reaguar duke thënë se kohëve të fundit vendit po i ikin njerëzit e kualifikuar dhe të dëshmuar në punët e përditshme.

Sipas federatës, kur i shtohet kësaj edhe ikja e profesionistëve shëndetësorë për shkaqe risistemimit sipas kritereve të përshtatshmërisë politike, inateve, atëherë arrihet kulmi i pakënaqësisë dhe i dezorganizimit të sistemit shëndetësor.

“Ftojmë Ministrin e Shëndetësisë për ndërhyrje urgjentë në këtë rast siç është rasti i dorëheqjes nga puna në sistemin publik shëndetësor të kirurgut të mirënjohur Dr. Besnik Bicaj i cili këtë veprim e ka ndërmarrë si pasojë e presionit menaxherial. FSSHK ka informuar se ky nuk është rast i vetëm edhe ekziston rreziku që kjo të kthehet në dukuri. Pyetja është se kush humb dhe kush fiton në këtë rast”, thuhet në reagim. /Indeksonline/