75 Mall Live Search
14:43 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / OSH

Federata e Shëndetësisë: Nëse rriten rastet me COVID-19 pas fushatës, do të bëjmë padi

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me shqetësim është duke përcjellë tubimet publike të partive politike garuese në zgjedhjet e parakohshme të cilat nuk i përmbahen masave të përcaktuara me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës si dhe rekomandimeve të IKSHPK-së, duke rrezikuar në masë të madhe shëndetin e popullatës në përgjithësi dhe punëtorëve shëndetësor në veçanti sepse studimet e fundit në Britaninë e Madhe kanë treguar se punëtorët shëndetësor janë 4 deri në 5 herë më të ekspozuar(rrezikuar) ndaj infektimit se pjesa tjetër e popullsisë.

Në situatë me Pandeminë COVID-19 patriotizëm, atdhedashuri dhe përkushtim për vendin tregojnë të gjithë ata që respektojnë masat, vendosin maskat, respektojnë distancën sociale e këtë gjë nuk po e shohim tek partitë politike pa përjashtim.

“Andaj, FSSHK-ja e shqetësuar tej mase me sjelljet e figurave politike sikurse nuk ekziston virusi, sikurse jemi në situatë normale paralajmëron të gjitha partitë politike që përgjegjësia në rast të rritjes së numrit të infektuarve me COVID-19 bie mbi ta dhe për këtë do të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore deri në parashtrim të padisë për rrezikim të shëndetit të përgjithshëm të popullatës e në veçanti të punëtorëve shëndetësor”, thuhet në komunikatë