Federata e Volejbollit dënon rëndë shtatë pjestarë të KV Pejës

Në përputhje me nenet 6, 7, 8 dhe 9 të Rregullores Disiplinore të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Komisioni Disiplinor ka shqiptuar vendimet e mëposhtme pas zhvillimit të procedurës disiplinore për shkelje të rënda:
KV “Peja” dënohet me gjobë në vlerë prej 2,000 € (dymijë euro) për shkelje të rëndë disiplinore.
Arlind Kabashi (Nr. 7), lojtar i KV “Peja”, dënohet me: • Ndalim të pjesëmarrjes në gara për 10 vjet • Gjobë prej 1,000 € (njëmijë euro)
Leutrim Mujaj (Nr. 1), lojtar i KV “Peja”, dënohet me: • Ndalim të pjesëmarrjes në gara për 10 vjet • Gjobë prej 1,000 € (njëmijë euro)
Agron Nikçi (Nr. 10), lojtar i KV “Peja”, dënohet me: • Ndalim të pjesëmarrjes në gara për 3 vjet • Gjobë prej 800 € (tetëqind euro)
Kaltrim Berisha (Nr. 2), lojtar i KV “Peja”, dënohet me: • Ndalim të pjesëmarrjes në gara për 3 vjet • Gjobë prej 600 € (gjashtëqind euro)
Dardan Husaj (Nr. 18), lojtar i KV “Peja”, dënohet me: • Ndalim të pjesëmarrjes në gara për 3 vjet • Gjobë prej 600 € (gjashtëqind euro)
Gazmend Husaj (Nr. 8), lojtar i KV “Peja”, dënohet me: • Ndalim të pjesëmarrjes në gara për 1 vit • Gjobë prej 500 € (pesëqind euro)
Ky vendim vjen pas shqyrtimit të detajuar të rastit dhe synon mbajtjen e integritetit dhe respektimin e rregullave në sportin e volejbollit.
Konform Nenit 12, paragrafit 12.1 të Rregullores Disiplinore, kundër vendimit të Komisionit Disiplinor të shkallës së parë mund të parashtrohet ankesë në Komisionin e Ankesave brenda një afati prej 15 ditësh. Federata e Volejbollit të Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj një ambienti sportiv të drejtë dhe të disiplinuar për të gjithë pjesëmarrësit.



