75 Mall Live Search
23:03 / E Martë, 15 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Federata e Xhudos dhe Hendbollit nesër i marrin licencat

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeka ka bërë të ditur se Federata e Hendbollit dhe Xhudos nesër do t’i marrin licencat.

Çeku në emisionin “Rubikon”, ekskluzivisht për herë të parë bëri të ditur se 14 është numri total i aplikimeve, derisa shtoi se 11 federata do të licencohen gjatë muajit nëntor dhe dhjetor.

“Sot më kanë ardhur edhe dy rekomandime, nga komisionet për licencim; Federata e Hendbollit dhe Xhudos, nesër i marrin licencat e tyre, pra bëhen tre, pas Federatës së Ping Pongut, ne total kemi tri federata të licencuara”, ka thënë Çeku.

“Informatën e mora para dy ore, që komisioni që ka rekomanduar, se këto dy federata i kanë plotësuar kriteret për licencim, në total 14 është numri aplikimeve, 14 federata, tre që licencohen, dhe 11 të tjera që deri në fund të këtij muaji apo në dhjetor do të licencohen”, shtoi ai.