21:38 / E Martë, 16 Prill 2024 / Gj. Sh

Federata e Xhudos: Ne besojmë në pafajësinë e Akilit

Federata e Xhudos ka dalë me një reagim duke thënë se besojnë në pafajësinë e  Akil Gjakovës.

Kjo federatë thotë se Akili është jashtë territorit të Kosvoës dhe momentin që do të vjen do të dorëzohet te organet e rendit.

“Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë”, thuhet në reagim.

“Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona”.

“Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë”.