Federata gjermane shumë e ashpër për tifozët e Dortmundit, ua ndalon hyrjen për tri vjet në këtë stadium

Federata Gjermane e Futbollit ka marrë një vendim të ashpër kundrejt tifozëve të Borusia Dortmundit.
Organi më i lart i futbollit gjerman, ua ka ndaluar tifozëve të BVB udhëtimin në Hoffenheim për tri vitet e ardhshme.
Ky dënim ka ardhur, pasi tifozët e Dortmundit kanë shfaqur mesazhe të rënda kundër aksionerit të Hoffenheimit, Dietmar Hopp.
Vendimi erdhi pasi ata e kanë përsëritur gabimin, ku fillimisht kishte ndodhur në vitin 2018 dhe ishin dënuar me kusht.
Tifozët e Dortmundit mund të udhëtojnë në stadiumin e Hoffenheim pas verës së vitit 2022. /IndeksOnline/