75 Mall Live Search
18:05 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Federata italiane dënon Milanin dhe Interin

Derbi mes Milanit dhe Interit dhuroi emocione, spektakël, gola, gëzim dhe trishtim. Përveç se një tablo koreografish mbreslënëse.

Interi fitoi, por si pasojë e disa koresh “buuu” raciste ndaj Kessie, ka humbur tifozerinë besnike, Curva Nord, për një ndeshje, atë brenda fushe, ndaj Lazios, kur të rinisë kampionati. Disiplina madje i ka tërhequr veshin që të mos përsëritet.

Ndërkohë, ka edhe gjobë për Milanin. Klubi kuqezi është gjobitur me 10 mijë euro për sendet e hedhura në fushë nga tifozët dhe lëndët plasëse.

Kapiteni Alessio Romagnoli, gjithashtu, për të verdhën e gjashtë që merr për protesta, këtë sezon, duhet të paguajë 1500 euro.