Federata Marokene e Futbollit del me deklaratë zyrtare për dorëheqjen e Walid Regragui
Ditën e sotme është raportuar se trajneri i Kombëtares së Marokos, Walid Regragui ka ofruar dorëheqjen nga kjo pozitë.
Por Federata Marokene e Futbollit ka mohuar këto raportime në media të ndryshme, shkruan IndeksOnline.
”Federata Mbretërore Marokene e Futbollit mohon kategorikisht atë që është përhapur në disa media lidhur me paraqitjen e dorëheqjes së trajnerit të përfaqësueses kombëtare, z. Walid Regragui, nga detyra e tij.”, thuhet në njoftim.
Me këtë deklaratë konfirmohet se Regragui do të jetë trajner i Marokos edhe në Kupën e Botës./IndeksOnline/


