16:32 / E Premte, 15 Janar 2021 / Blerim

Federata Ndërkombëtare e Xhudos e lavdëron punën e sportistëve kosovar

Kosova shkëlqeu në Mastersin e Dohas, ku morën pjesë plotë 5 garues.

Distrie Krasniqi shkëlqeu në këto gara, pasi fitoi medaljen e artë në kategorinë e saj, ndërsa Majlinda, Nora dhe Loriana fituat të bronztën e Akil Gjakova u rëndit i shtati në kategorinë e tij, shkruan IndeksOnline

Për këtë sukses të Kosovës ka shkruar edhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos, ku i lavdëroi sportistët tanë.

“Kosova vazhdon të mahnisë me katër medaljet e Mastersit. Krahasuar me numrin e pjesëmarrësve, është padyshim një nga vlerat më të mira për ekipin e tyre. Puna e bërë nga përzgjedhësi Driton Kuka është një model i llojit të vet”, ka shkruar sot Federata Ndërkombëtare e Xhudos.