75 Mall Live Search
10:35 / E Mërkurë, 14 Korrik 2021 / C E

Federata Shqiptare e Futbollit i gëzohet suksesit të Myrto Uzunit kundër Prishtinës

Myrto Uzuni shënoi tri herë në fitoren 1-2 të Ferencvarosit në “Fadil Vokrri” kundër Prishtinës në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Këtij suksesi i është gëzuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

FSHF në një postim në Facebook e ka lavdëruar Uzunin për mënyrën se si e ka nisur sezonin e ri.

Ky është njoftimi i Federatës:

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin me klubin e tij Ferencvárosi Torna Club.

Bomberi kuqezi ka gjetur 3️ herë rrugën e rrjetës në ndeshjen që kampionët e Hungarisë fituan me rezultatin 3-1 ndaj FC Prishtinës, e vlefshme për turin eliminator të Champions League.