09:31 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Federata Skitare mban garën për kupën “Hajrush Demaj”

Federata Skitare e Kosovës organizon garën për kupën memoriale “Hajrush Demaj” në disiplinën e Sllallomit (SL) për kategoritë e reja.

Gara zhvillohet në Bogë të Rugovës.

Agjenda:

E shtunë – Sllallom (SL) – Kategoritë e Reja (U8 – U10 – U12 SL) dhe (U14 – U16 SL)

në ora 09:00 – bëhet shiqimi i shtegut,

në ora 09:30 – hapja solemne,

në ora 09:45 – starti I (lëshimi i parë)

në ora 11:00 – pauza për verifikim të rezultateve dhe respektimi i kohës për ankesa

në ora 12:00 – starti II (lëshimi i dytë)

në ora 16:00 – shpallja e fituesve.

Pas çdo lëshimi të parë bëhet pushim prej 15m. për verifikim të diskualifikimeve nga gjyqtarët dhe bëhet pranimi i ankesave.